Veliaj i uron Voltana Ademit shërim të shpejtë nga Covid-19: Mua më bënë të vdekur

schedule18:07 - 22 Shtator, 2020

schedule 18:07 - 22 Shtator, 2020

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i ka uruar shërim të shpejtë nga Covid-19 kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Duke folur në ABC News, Veliaj u shpreh se kjo nuk ndodhi me të gjatë kohës kur ishte i infektuar pasi disa e bënë të vdekur ndërsa disa të tjerë e përfolën se kishte ikur në Turqi për kurim. Ai këshilloi Ademin të marrë sa më shumë vitaminë D si dhe të dëgjojë këshillat e mjekëve.

“Voltanës i uroj shëndet të plotë. Kjo nuk ndodhi me mua sepse disa më bënë edhe të vdekur edhe në Turqi. I uroj shëndet dhe jetë sa më gjatë. E këshilloj të marrë sa më shumë vitaminë C dhe D dhe të dëgjojë këshillat e mjekëve. Unë jam ndjekur nga Covid 2, ndërkohë që tek Covid-1 kam pasur kontaktuar me dr Perlatin dhe Najadën”, tha Veliaj. /mv. abcnews.al