Veliaj homazhe tek sheshi “Skënderbej”

schedule13:24 - 28 Nëntor, 2018

schedule 13:24 - 28 Nëntor, 2018

Në Tiranë, ceremonia e 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë u zhvillua në sheshin Skënderbej. Kreu i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, vendosi kurorën me lule në monumentin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ku më pas u ngrit flamuri nën tingujt e himnit kombëtar, kënduar nga kori i fëmijëve. Pasi uroi shqiptarët për këtë ditë të shënuar, kryebashkiaku Veliaj shfrytëzoi këtë komunikim me shqiptarët për të përsëritur mesazhin drejtuar banorëve të Unazës së Re të cilët protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre./abcnews.al