STUDIMI/ Vdekjet nga koronavirusi në Itali, 4 herë më shumë se sa shifra zyrtare

schedule16:21 / 26/03/2020

Nembo është një një provincë në Bergamo që deri më tani është dhe ndër më të prekurat përsa i përket numrit të viktimave që kanë ndodhur deri më tani në këtë zonë dhe në Itali.

Mediat italiane raportojne se dy studiues në këtë provincë njëri sipërmarrës në shëndetësi dhe tjetri kryetar bashkie janë shprehur se raporti i publikuar në lidhje me numrin zyrtar të viktimave nuk është real për këtë zonë, raporton abcnews.al.

Corriere raporton se sipas tyre nëse do të bëhej një krahasim në lidhje me numrin e vdekshmërisë së ndodhur në këtë provincë një vit më parë numri i viktimave duhet të jetë 4 herë më shumë se numri zyrtar që publikohet deri më tani.

“Statistikat demografike kanë “qëndrueshmërinë” e tyre dhe mesataret vjetore ndryshojnë vetëm kur arrijnë fenomenet plotësisht “të reja”. Në këtë rast, numri i vdekjeve anormale në krahasim me mesataren që Nembro regjistroi në periudhën kohore të marrë në konsideratë është 4 herë më shumë se ato që i atribuohen zyrtarisht Covid-19 . Nëse shikoni se kur kanë ndodhur këto vdekje dhe krahasoni të njëjtën periudhë me vitet e kaluara, anomalia është edhe më e dukshme: ekziston një kulm i vdekjeve “të tjera” në korrespodencë me atë të vdekjeve zyrtare nga Covid-19, theksojnë ato në llogaritjen e tyre .

Ndër të tjera dy ekspertët janë shprehur ndër të tjera se ka shumë të moshuar dhe persona të tjerë që vuajnë nga sëmundjet dhe pasi janë prekur nga koronavirusi kanë humbur jetën në shtëpitë e tyre por nuk janë konfirmuar si viktima të COVID 19 pasi nuk i janë nështruar analizave.

Sipas tyre Nembro përfaqëson në një mënyrë të vogël atë që do të ndodhte në Itali nëse të gjithë do të infektoheshin nga CoronaVirus – Covid 19: 600 mijë do të vdisnin. Gjithahstu ata sugjerojnë që këtë mesatare numrash të Nembos duhet t’i shumëzojmë ato së paku me 4 për të parë ndikimin e vërtetë të Covid-19 në Itali, për momentin .

Sugjerimi ynë, pra, është që të analizohen të dhënat e bashkive individuale në të cilat ka të paktën 10 vdekje për zyrtarin Covid-19 dhe të verifikohet nëse korrespondon me vdekjet e vërteta, shkruan abcnews.al .

Frika jonë është se jo vetëm numri i personave të infektuar është nënvlerësuar në masë të madhe për shkak të numrit të ulët të shtupave dhe testeve që kryhen dhe për këtë arsye “zhdukjen” e asimptomatikëve nga statistikat, por që është gjithashtu të dhëna të Komunave në dorë  që e të vdekurve./abcnews.al

schedule16:21 / 26/03/2020