Vdekjet nga Covid në SHBA janë në nivelin më të ulët që nga marsi i vitit 2020

schedule21:03 - 18 Maj, 2021

schedule 21:03 - 18 Maj, 2021

Numri i vdekjeve ditore nga Covid-19 në SHBA është në nivelin më të ulët që nga marsi i vitit 2020 . Mesatarisht, 546 vdekje si pasojë e koronavirusit janë regjistruar çdo ditë javën e kaluar, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Hera e fundit që mesatarja jonë shtatë ditore ishte kaq e ulët ishte në mars 2020, me pak fjalë, kur pandemia filloi në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara,” tha Drejtori i CDC Rochelle Ëallenski në një intervistë.

Përveç kësaj, numri i rasteve ditore, të regjistruara dje, rreth 17,700 , është më i ulët i regjistruar që nga qershori, shtoi ajo.

“Vaksinat kanë sjellë një ulje dramatike të rasteve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve,” tha Andy Slavit, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për luftimin e Covid-19.

“Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, rastet po bien në 50 shtete. Ne po fitojmë luftën kundër virusit.”

47.5% e popullsisë amerikane, ose më shumë se 157 milion njerëz, kanë marrë të paktën një dozë të njërës prej tre vaksinave të miratuara në Shtetet e Bashkuara. g.v/abcnews.al