Vdekja e 21 vjeçares në spital/Prokuroria nis hetimin

schedule15:20 - 14 Shkurt, 2018

schedule 15:20 - 14 Shkurt, 2018

Në Fier një 21 vjeçare ka humbur jetën në spital në rrethana ende të paqarta. Familjarët akuzojnë mjekët, ndërkohë që prokuroria ka nisur hetimet.

Dy ditë pas vdekjes së një të reje në spitalin e Fierit, prokuroria ka nisur hetimin për shkaqet.

Familjarët akuzojnë stafin mjekësor për neglizhencë, ndërsa edhe vetë drejtoria e spitalit nëpërmjet një grupi mjekësh po heton rastin.

Gjyshi i Xhuljeta Gjekës rrëfen se si vdiq 21 vjeçarja në krahët e tij pasi kishte berë një serum në spital.

E reja ka shkuar në spital me temperaturë të ulët. Pasi ka marrë një serum është larguar për në banesë ndërsa mjekët i thanë familjarëve të saj se ka gjendje gripale. Por pas disa orësh në banesë vajza është ndjerë sërish keq, duke bërë që familajrët ta çojnë sërish në spital. Në atë kohë e reja humbi jetën në rrethana të paqarta. Prokuroria ka tërhequr kartelën mjekësore nga urgjenca e spitalit dhe ka nisur hetimet./abcnews.al