Vazhdon “makthi” i dëmtimeve te Liverpool, e pëson një tjetër mbrojtës

schedule20:58 - 5 Mars, 2021

schedule 20:58 - 5 Mars, 2021

Liverpool është një nga skuadrat më të goditura nga dëmtimet në këtë sezon. Reparti i mbrojtjes ka qenë më i godituri, teksa situata vazhdon të mos jetë e mirë.

Van Dijk, Gomez dhe Matip vazhdojnë të jenë të dëmtuar, por nuk mbaron me kaq. Në ndeshjen e fundit ndaj Chelseas, të humbur me shifra minimale është lënduar blerja e janarit, Ozan Kabak.

Lajmin e zbuloi trajneri Klopp, që u shpreh se me shumë mundësi turku nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me një tjetër skuadër londineze, Fulham, më 7 mars.

“Ozan kishte një problem të vogël dje pas ndeshjes. Ai ka luajtur shumë ndeshje tani dhe do të shohim nëse ai është gati për Fulham. Nuk duket kështu për momentin, kështu që ne do të duhet të gjejmë zgjidhje”, tregoi Klopp. /abcnews.al