“Vatra të reja” me koronavirus, ç’po ndodh me infeksionin në Durrës, Fier, Elbasan dhe Vlorë

schedule12:44 - 15 Qershor, 2020

schedule 12:44 - 15 Qershor, 2020

Vazhdon të rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, duke shënuar sot ditën me rastet me rekord.

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 69 raste të reja me COVID-19.

Lexo edhe: Përhapet rrezikshëm virusi, ku janë 499 të sëmurët aktivë në Shqipëri

Mësohet se numri i rasteve aktive ka shkuar në 499, shumica e të cilave janë në Tiranë.

Lexo edhe: Rritja drastike e rasteve, pik i ri? Sqaron MSH: Pse po shtohen të infektuarit

Ndërkohë rastet e reja janë të ndara: 28 në Tiranë, 16 në Shkodër, 8 në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan dhe nga një rast në Kamzë, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje.

Gazetari Leonidha Musaj tha për “ABC News” se rastet e konfirmuara nuk janë vatra të reja dhe se janë raste të  fasoneritë të cilat po kthehen në “vatra infeksioni” në Durrës.

Ndërkohë pak ditë më parë, Bashkia e Durrësit rezultoi në “vatër” e re me COVID-19, pasi një punonjëse e administratës rezultoi pozitive. Një pjesë e mirë e stafit është vetë karantinuar.

Lexo edhe: Koronavirusi i mbyll dyert Bashkisë së Durrësit, punonjësja pozitive për Covid-19

ISHP gjithashtu theksoi se rastet e reja të konfirmuara me koronavirus janë kryesisht raste kontakti dhe pacientët janë infektuar gjatë aktivitetit të bizneseve që janë rihapur pas karantinës.

Nga ana tjetër në Mallakastër raportohet për tre raste me COVID-19.

Gazetarja Valbona Davidhi tha për “ABC News” se një 50-vjeçare ka rezultuar me COVID-19, e cila ka pasur kontakte me të afërmit e saj në qytetin e Vlorës ku edhe mendohet se është infektuar.  

Ajo çfarë thuhet është se 50-vjeçarja nuk ka simptoma dhe është në banesën e saj në Mallakastër duke marrë edhe mjekimin për koronavirusin.

Ndërkohë situatë jo e mirë është edhe në qytetin e Elbasanit ku raportohet për një rikthim të COVID-19.

Gazetari Ado Kozarja nga qendra spitalore “Xhaferr Kongoli” raportoi për “ABC News” situatën e koronavirusit.

“Referuar dy rasteve të fundit me covid mësohet se janë kontakte të personave të ditëve të fundit ku numri i tyre ka shkuar në katër persona të infektuar. Nënë e bijë në Belsh, një përfaqësues i Komunitetit Rom dhe një 73-vjeçare, të cilat janë kontakte të këtyre personave” raportoi gazetari.

Sakaq në Vlorë janë raportuar 6 raste të reja me koronavirus. Gazetari Elton Nika tha për “ABC News” se 6 rastet janë të konfirmuara nga kontaktet që kanë pasur këta persona.

Ai gjithashtu theksoi se gjendja shëndetësore e tyre është e qëndrueshme , ndërsa janë karantinuar në shtëpi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!