Vatër e re infeksioni, numër i lartë i personave të prekur me COVID-19 në Shkodër

schedule09:36 - 5 Prill, 2020

schedule 09:36 - 5 Prill, 2020

Në orët e vona të mbrëmjes së shtunë u shënua viktima e parë në qytetin e Shkodrës. Një grua e moshuar 80-vjeçare, ndërroi jetë në Spitalin e Shkodrës, ndërsa vuante nga zemra.

Viktima është identifikuar me COVID-19 vetëm pak kohë pasi humbi jetën.

Gjendja e saj u përkeqësua për shkak të komplikacioneve, pasi kishte bërë edhe ndërhyrje në zemër.

Gazetari Simon Shkreli tha për abcnews.al se tashmë ka një numër të lartë të personave që janë të infektuar në Shkodër. Gjithçka nisi me një ceremoni mortore.

Vetëm në qytetin e Shkodrës kemi mbi 30 persona të infektuar.

“Ditën e djeshme është shtruar edhe motra e 80 –vjeçares e cila humbi jetën nga COVID-19. Kemi edhe pjesëtarë të dy familjeve nga lagja Kiras dhe Dobraçit.

Gjatë ditës së djeshme janë dërguar 17 tamponë për tu analizuar. Nëse ditën e djeshme kishim dy vatra, tashmë kemi edhe vatra të tjera në lagje të ndryshme. Nuk thuhet se kanë pasur histori udhëtimi, por mesa duket moszbatimi i masave apo distancimit social ka ndikuar negativisht. Priten edhe rezultatet e një personi në Fushë-Arrëz.

Ndërhyrja në zemër  e 80-vjeçares është bërë rreth një muaj më parë. Disa ditë më parë ka shfaqur shenja temperature dhe lodhje, ku më pas është paraqitur në spital. Momentin që personat shfaqin shenja që dyshohet për COVID-19 bëhet vëzhgim deri në daljen e rezultateve”, raportoi gazetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!