Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vaksinohet 103-vjeçari, plasin polemikat në Itali

schedule12:51 - 9 Janar, 2021

schedule 12:51 - 9 Janar, 2021

Basilio Pompei është personi më i moshuar që është vaksinuar kundër Covid-19 në Toskanë.

Shumica menduan se duke qenë 103 vjeç do të refuzonte të vaksinohej duke i dhënë mundësinë dikujt tjetër por kjo nuk ndodhi. Në Itali ndërkohë kanë plasur polemikat pas vaksinimit të tij.

“Le të vrasim të dyzetat dhe të vaksinojmë njëqindvjeçarët”, shkruante njëri prej komentuesve.



“Basilio është përballur me sulme të turpshme dhe të patolerueshme – ka deklaruar Giampaolo Giannelli, zëvendës koordinator i Forza Italia në provincën e Firences.

Ajo që njerëzit  nuk e dinë është se ekziston një protokoll shumë i saktë në lidhje me personat që do të vaksinohen të parët. Për arsye që mbase nuk janë të kuptueshme nga këta njerëz, të moshuarit dhe personat më të rrezikuar do të vaksinohen fillimisht dhe pa dallime.

Shumë përtej komenteve janë vulgare dhe të padenjë për tu lexuar në një vend të civilizuar, përveç nëse mendoni se është e drejtë të lini të vdesin të gjithë ata që kalojnë një moshë të caktuar, përfundoi Giannelli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!