Vaksinimi i të moshuarve mbi 90 vjeç në Lezhë, 75 vjeçari: E padrejtë, edhe ne duam të jetojmë

schedule10:22 - 4 Mars, 2021

schedule 10:22 - 4 Mars, 2021

Këtë të enjte pas vaksinimit të një pjese të bluzave të bardha ka nisur vaksinimi i i të moshuarve mbi 90 vjeç.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se vaksinimi i të moshuarve dhe personelit mjekësor që ka ngelur pa marrë dozën e vaksinës anti Covid do të bëhet në qendrën Kulturore të Fëmijëve.

Ndërkohë të moshuarit poshtë 90 vjeç janë shprehur se ky është një vendim i padrejtë pasi nuk ka shumë të moshuar në atë moshë dhe se dhe këto që janë më të rinj duan të jetojnë.

“Nuk kam ardhë për vaksinën, pasi unë jam 75 vjeç. Është një urdhër shumë i lartë, pasi ka shumë njerëz që nuk kanë jetur në atë moshë, duket kufiri deri mbi 75 vjeç që të jetojmë dhe ne pak. Qeveria i ka bërë të gjithë të mirat, por populli nuk kënaqet asnjëherë. Kur të më japë urdhër sheti dhe mjeku i familjes do e bëj vaksinën”, ka thënë një i moshuar.

Ndërkohë një 78 vjeçar thekson se nuk do të vaksinohet.

“Unë nuk vaksinohem hiç do të rri kështu:, është shprehur një 78 vjeçar në Kukës.

Ndërkohë një ditë më parë në Lezhë janë konfirmuar të infektuar me Covid 23 raste të reja, duke e çuar në 795 numrin e përgjithshëm të rasteve aktivë me Covid në këtë qark.e.su./abcnews.al