Vaksinimi i fëmijëve? Personazhet e njohura në dyzim. Nora Malaj & mbesa, surpriza e pasdites

schedule19:09 - 17 Shtator, 2021

schedule 19:09 - 17 Shtator, 2021

Këtë jave nxënësit u rikthyen në shkolla, por prindërit mesa duket ende e kanë merakun sa i takon zbatueshmërisë së rregullave ndaj Covid 19.  Në bisedën e zhvilluar në “Abc e Pasdites”,  Oltsen Gripshi, Artenisa Ozaj dhe Edlira Çepani ndanë eksperiencën e tyre me dërgimin apo jo në shkollë të fëmijëve të tyre.

Pyetjes së Ermalit nëse janë dakord që fëmijët e tyre të vaksinohen apo jo, ata mbajtën qëndrime të ndryshme. Artenisa tregoi se ndonëse nuk e kishte kaluar Covid 19 e ka bërë vaksinën, ndërsa bashkëshorti i saj që e ka kaluar nuk e ka bërë.

“Ende ne të rriturit nuk kemi vendosur “a do ta bëjmë apo jo vaksinën”. Unë i kam bërë të dyja dozat e vaksinës por kam bashkëshortin, i cili vazhdon të jetë ende në dilemë sot e kësaj dite”.

Nga ana tjetër Edlira pohoi se kur vjen puna tek vaksinat, duhet që të ketë informacion të saktë dhe njerëzit të jenë të qartë.

“Mosdhënia e informacionit të duhur dhe mosmarrja e masave në mënyrë pak më konstante dhe më të shoqëruara me masat e tjera të cilat janë ndihmuese. Kur ne psh të shkojmë dhe të bëjmë vaksinën, atëherë të na jepen informacione të plota dhe jo të jetë “bëje vaksinën se duhet dhe kaq.

Surprizë në program ishte ardhja e Nora Malaj me mbesën e saj, e cila po sot nisi shkollën. Me shumë origjinalitet Soleil foli për raportin me nona Norën, se sa argëtohet duke gatuar petulla apo u kujdesur për pamjen e tyre. Ndiqni bisedat në kanalin tonë në Youtube./abcnews.al