“Kjo nuk është nëna ime”, gruaja shkon në varrim por u shtang kur pa trupin e gabuar në arkivol

schedule10:27 - 16 Gusht, 2022

schedule 10:27 - 16 Gusht, 2022

Kur Dianne De Jager mbërriti në funeralin e nënës së saj dhe pa arkivolin mbeti e shtangur dhe bërtiti: Kjo nuk është nëna ime!

Më shumë se 100 persona ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën Margaret Locke më 1 gusht në parkun Memorial Enfield të Adelaide, pasi ajo vdiq në moshën 73-vjeçare.

Por Locke nuk arriti kurrë në funeralin e saj. Ndërsa De Jager pa arkivolin,e kuptoi se aty ndodhej një person i huaj dhe jo nëna e saj.

Pasi kuptoi se ishte trupi i gabuar ajo shkoi të bisedonte me drejtorin e funeralit.

Ajo i tha drejtorit të funeralit se nuk ishte nëna e saj, ndërsa stafi insistonte se ishte padyshim ajo. Gjatë debatit të nxehtë, De Jager nxori një foto të nënës së saj në shtratin e vdekjes për të bindur drejtorin se nuk ishte nëna e saj.

“E zmadhova fytyrën dhe e vendosa pranë zonjës në atë arkivol dhe thashë: “Kjo nuk është nëna ime”, tha De Jager.

Drejtori më pas kërkoi falje, por sugjeroi që shërbimi funeral të vazhdonte pavarësisht se trupi i gabuar ishte i pranishëm.

Vendimi për të vazhduar me funeralin e shqetësoi thellësisht familjen. Jesse Thatcher, nipi i Margaret, tha se funerali duhej të ishte shtyrë në mënyrë që shërbimi të mund të ishte mbajtur siç duhet.

Agjencia funerale i kërkoi falje familjes dhe tha se është rënë dakord që të kompensojë familjarët për gabimin./Abcnews.al/