Shqiptarët janë pesimistë për armëpushimin në Lindjen e Mesme.
Sondazhi javor “Zëri i Shqiptarëve” në Abc News del në konkluzionin se shumica e qytetarëve shqiptarë në masë 67 përqind nuk besojnë se SHBA dhe Irani do të bien dakord për një marrëveshje paqeje afatgjatë.
Vetëm 33 përqind janë optimist tek aftësitë surprizuese të Donald Trump, siç e kishte portretizuar veten së fundmi si Jezu Krishti me një foto me Inteligjencë Artificiale.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshuar statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.6 përqind./abcnews.al


