Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi i paraburgimit/ Sondazhi: Shumica e mbështesin! 36 për qind thonë që përputhet me parimet europiane

schedule22:50 - 13 Prill, 2026

schedule 22:50 - 13 Prill, 2026

Gjykata e Lartë nisi shqyrtimin e vendimit që masa e arrestit me burg të jetë alternativa e fundit dhe jo e para e drejtësisë.

Shumica e shqiptarëve e mbështesin, 36% thonë se përputhet me parimet europiane të drejtësisë, 34% janë më praktikë, thonë se lehtëson ngarkesën në burgje, kurse 30% kanë dyshimin se kjo lëvizje po bëhet për të ndihmuar politikanët të cilët vitet e fundit janë shënjestra kryesore e drejtësisë së re.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.



Kampioni u ripeshuar statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.6 përqind.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!