Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot?/ Sondazhi: “Punët e Shqipërisë” rrit PS, PD për herë të parë nën 22%

schedule22:53 - 13 Prill, 2026

schedule 22:53 - 13 Prill, 2026

Ndërkohë, sa i përket gjendjes aktuale politike, sipas sondazhit në ABC News dalja në terren e kryeministrit Edi Rama në turin Punët e Shqipërisë e ka rritur Partinë Socialiste gjatë javës së fundit, me 1.3% në mbështetje, duke dalë nga niveli më i ulët i mbështetjes prej zgjedhjeve të përgjithshme  të 11 majit, një jave më parë.

PD vijon me rënien rekord, duke shkuar në 21.4%. Sali Berisha është në prag të rizgjedhjes së kryetar i PD, por ngujimi në seli dhe skenarët imagjinarë për bllokim negociatash nuk po e ndihmojnë dot, madje paradoksi qëndron se sa me shpesh Berisha dhe PD dalin ne media, aq me shume elektorati i tij tkurret.

Partitë e vogla të krijuara 1 vit më parë, duket se nuk do ta kapin vitin e dytë, kurse e reja që s’po lind ende, partia që shqiptarët presin me padurim, ka shkuar në nivele 32% mbështetje të shqiptarëve që nuk duan të votojnë më as PS dhe as PD.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!