Zgjatja e krizës në Lindjen e Mesme reflektohet tek çmimet e naftës dhe ushqimeve në Shqipëri.
Qeveria ka ndërmarrë hapat e parë, por gjysma e shqiptarëve, 50.2 përqind kërkojnë që paketa e krizës të ketë prioritet familjet në nevojë.
30 përqind kërkojnë të përfshihen pensionistët dhe 20 përqind të gjithë pa përjashtim.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshuar statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.6 përqind./abcnews.al


