Vajza në Fier i zgjat një vezë për Pashkë, Rama i merr gjithë shportën

schedule12:35 - 4 Prill, 2021

schedule 12:35 - 4 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndjekur paraditen e së dielës procesin e vaksinimit në Fier. Në këtë qark, vijon prej tetë ditësh vaksinimi në qendrat shëndetësore të qyteteve e  në fshatra.

Ndërsa shikonte nga afër procesin e vaksinimit, kryeministrit iu afrua një vajzë e vogël, me një shportë të mbushur me vezë për Pashkë.

“Sot është festa e Pashkëve, dhe do të jap një vezë pashke,” i thotë vajza kreut të qeverisë.

Megjithatë, Rama i mori të gjithë shportën, dhe vajza largohet disi e habitur. Më tej, kryeministri ia dorëzon shportën shportën një prej njerëzve të tij dhe vazhdon inspektimin e procesit të vaksinimit./abcnews.al/