“Ushtria ruse po na furnizon me armë”, Ukraina i prish ditëlindjen Putinit: Raporti i dështimit të tyre

schedule15:02 - 7 Tetor, 2022

schedule 15:02 - 7 Tetor, 2022

Rusia është tani furnizuesja më e madhe e Ukrainës, kjo pasi pjesa më e madhe e tankeve ruse, është në duart e ushtarëve vendas, shkrujnë mediat e huaja.

Përplasjet me ushtrinë ruse në rajonin e Kharkivit muajin e fundit, iu krijoi mundësinë trupave ukrainase të merrnin një numër shumë të madh pajisjesh ushtarake, duke përfshirë këtu 400 tanke, 600 automjete të blinduara dhe 44 sisteme raketash.

Kjo do të thotë se, për sa i  përket shifrave, Rusia tani është vendi që ka furnizuar me më shumë armë Ukrainën, duke tejkaluar të gjithë aleatët e tjerë së bashku. Një pjesë e këtyre pajisjeve ishin në gjendje pune, ndërsa një pjesë tjetër kishte nevojë për riparime të vogla.

Inteligjenca ushtarake britanike beson se gjysma e flotës së tankeve të Ukrainës tani mund të përbëhet nga automjete që trupat e demoralizuara ruse i dorëzuan.

Sipas analistëve në Wall Street Journal , Ukraina ka gjithsej 421 tanke kryesore luftarake ruse, në krahasim me 320 nga aleatët e saj, dhe 445 automjete të blinduara në krahasim me 210 nga vendet aleate.

Dhe, më e rëndësishmja, ofensiva e Ukrainës në Kharkiv i lejoi ata të merrnin në kontroll depo të mëdha predhash artilerie të standardit sovjetik,. Informacioni u zbulua në të njëjtën ditë që Putini mbush 70 vjeç.

Pushtimi rus i Ukrainës është tani në muajin e tetë. Sulmi i Ukrainës në veri, ku rimori pothuajse të gjithë rajonin e Kharkiv-it në vetëm pak ditë, tani ka vazhduar në rajonet fqinje të Donetsk dhe Luhansk, me qytete në të dy rajonet që janë çliruar.

Humbjet në Kherson, Donetsk dhe Luhansk janë gjithashtu veçanërisht të vështira për Putinin, pasi ai aneksoi të tre këto rajone në Rusi javën e kaluar, duke i deklaruar ato si pjesë të Federatës Ruse.

/abcnews.al