Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të martë me stafin ushtarak dhe civil të Shqipërisë që punojnë në NATO.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama vlerësoi misionin shqiptar në NATO, duke nënvizuar se meritokracia i ka sjellë aty dhjetëra të rinj shqiptarë
“Bruksel, Selia e NATO – Me ekipin ushtarak dhe civil të Misionit të Shqipërisë në NATO, si edhe me shqiptarët e shqiptaret që punojnë në zyrat qendrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut, një komunitet fantastik i cili gëzon respektin e të gjithëve dhe e bën Shqipërinë e vogël krenare në një nga qendrat më të mëdha vendimmarrëse të botës”, shprehet Rama.