“Ura të forta bashkëpunimi”/ Gjipali: Arritjet që solli takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë

schedule13:46 - 13 Maj, 2024

schedule 13:46 - 13 Maj, 2024

Eksperti për çështjet e integrimit, Gledis Gjipali në një intervistë në “Tirana Live” në “ABC News” foli për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke komentuar edhe aktivitetin e kryeministrit Edi Rama të mbajtur me 12 maj, me emigrantët shqiptarë në Athinë.

Sa i përket situatës lidhur me Fredi Belerin, ai tha se kjo tashmë është e ditur që kjo çështje që i përket Greqisë dhe jo Shqipërisë.

“Duke qenë një takim i parë që realizohet në këtë format, tensioni ishte edhe i lartë. Duke ditur edhe që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë hyrë në një periudhë ftohjeje. Mesazhet e dërguara ishin mesazhe bashkëpunimi dhe i drejtoheshin qytetarëve shqiptarë. Por edhe një pjesë i drejtohej politikës greke, në lidhje me çështje të ndryshme që shqetëson të dy vendet dhe që mund të zgjidhen shumë mirë me komunikim”, tha ai.

Gjithashtu Gjipali u shpreh se kryeministri Rama, vlerësoi emigrantët shqiptarë dhe sakrificat e tyre.

“Ishte një aktivitet shumë i pranueshëm edhe për opinionin grek dhe kjo është arritja e dytë pozitive për të hequr dyshimet që Shqipëria ka një politikë të vjetër të mbyllur nacionaliste. Dhe kjo vlen për imazhin e Shqipërisë, por edhe për shqiptarët që jetojnë atje. Ka një numër të madhe atdhetarësh tanë që jetojnë atje po ashtu edhe minoriteti grek në Shqipëri. Pra ka ura të forta bashkëpunimi që nuk mund të vendosen në diskutim. Mesazhi i ardhur nga kryeministri Rama është pozitiv sepse arrin të bindë edhe opinionin publik grek për këtë qëndrim dhe për të sfumuar pak më shumë potencialin negativ. Ndërkohë mbetet për t’u parë se si do të jetë situata lidhur me Belerin në momentin kur të ketë një vendim”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!