Ulsi Manja: Dakordësinë me opozitën e morëm në korrik

schedule15:27 - 16 Janar, 2018

schedule 15:27 - 16 Janar, 2018

Kreu i komisionit të ligjeve Ulsi Manja, në një bashkëbisedim të shkurtër me gazetarët, komentoi amendamentet e paraqitura nga opozita për rregullimin e Kushtetutës dhe ligjit sa i përket zgjedhjes së prokurorit të Përkohshëm, të depozituar në Kuvend një ditë më parë me 55 firma deputetësh.

“Jemi ne fazën e zbatimit të refomës, e kemi shprehur dakordësinë me votimin e ligjeve kështu që jemi në fazë teknike të zbtimit, do vazhdojmë përpara sepse dakordësinë e kemi marrë në 21 korrik”.

I pyetur edhe lidhur me nenet e shfuqizuar të ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, i cili rregullon ngritjen dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Gjyqësorit, Manja shpjegoi se mazhoranca, ngritjen e institucioneve të reja dhe rregullimin e ligjit që i mundëson i sheh të ndara.

“Nuk janë shumë nene, jane dy-tre që është lehtësisht e mundur të reflektohen, faza më e rëndësishme është ngritja e këshillave, nenet e shfyqizuara nuk e pengojnë punën e këshillave, sepse neni flet per masat disiplinore”.

Ulsi Manja harron nenin 159 të ligjit për organet e qeverisjes së sistemti të drejtësisë, edhe ky i shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, por që rregullon pikërisht organin përgjegjës për vendimmarje, duke ia hequr këtë të drejtë komisioneve, të përcaktuar në ligj. Në këtë rast, Ulsi Manja, thotë se vendimi i gjykatës, pa specifikuar se cili prej tyre, zgjidh edhe rastin kur nenet që vetë i ka shfuqizuar, nuk zëvendësohen nga ligjvënësi.

“Vetë gjykata e ka zgjidhur kur thotë që deri në adresimin e problemit, vazhdon procedura e mëparshme”.

Vonesën në adresim ia faturon procedurës.

“Po te marrim parasysh kohën e botimit rezulton e një është botuar në maj, kur parlamenti ishte ne përgatitje te zgjedhjeve. Pritet shpallja e vendimit për ligjin e statusit sepse jane dy vendimmarrje dhe duhen adresuar njëkohësisht”.

Kartën Xhol e ruajti për në fund.

“Më këtë proces të reformës Rama e ka thënë që ne nuk jemi vetëm”.

Të mërkurën e 17 janarit Komisioni i ligjeve do të nisë procedurën për krijimin e nënkomisioneve të cilët bëjnë vlerësimin e listave me kandidatët jo prokurorë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!