Ulet numri i rasteve të reja, 207 të vdekur nga Covid në Itali

schedule17:53 - 7 Maj, 2021

schedule 17:53 - 7 Maj, 2021

Në 24 orët e fundit në Itali janë raportuar 10.554 raste të reja me koronavirusi nga 328,612  testime të kryera.

Rastet kanë pësuar rënie krahasuar me një ditë më parë, ku u konfirmuan 11,807. Shkalla e  pozitivitetit  qëndroi në 3.2%, nga 3.6% një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 207 viktima,  ndërsa një ditë më parë u raportuan 258 vdekur.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 2,253 pacientë në kujdesin intensiv. Në pavijonet e zakonshëm, nga ana tjetër janë 16,331 njerëz janë të shtruar në spital. g.v/abcnews.al