Rastet e reja me Covid-19 në Itali kanë pësuar sërish ulje ditën e sotme. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 259 raste të reja nga 463 që ishin një ditë më parë.
Ndërkohë katër pacientë kanë ndërruar jetë, duke e çuar numrin e viktima në 26.432, që prej fillimit të pandemisë.
Në spitalet italiane ndodhen aktualisht 779 persona të shtruar në spitale për shkak të COVID-19, 46 prej tyre në terapi intensive./abcnews.al



