Ulen rastet e reja dhe shtrimet me COVID-19 në Itali, 36 viktima

schedule20:09 - 14 Qershor, 2021

schedule 20:09 - 14 Qershor, 2021

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 907 raste të reja me COVID-19 nga 79,524 testime dhe 36 humbje jete. Të infektuarit kanë pësuar një ulje të lehtë krahasuar me dje, që ishin 1390 nga 134,136 teste.

Në total nga fillimi i pandemisë kanë ndërruar jetë 127,038 persona në Itali. Të shtruarit sot raportohet se kanë shënuar një ulje të lehtë.

Pas masave të forta Italia prej disa javësh ka nisur hapjen graduale për sezonin turistik, ndërsa rastet e reja dhe fatalitetet sa vijnë dhe ulen. d.b/Abcnews.al