“Ul sasinë e depërtimit”, sqaron profesor Kalo: Pse duhet mbajtur maska kundër Covid-19

schedule10:45 - 19 Tetor, 2020

schedule 10:45 - 19 Tetor, 2020

Maska duhet mbajtur gjatë gjithë kohës për të pakësuar rrezikun e infektimit me anë të gojës apo hundës, por edhe për të mbrojtur të tjerët.

Kështu shprehet profesori Tritan Kalo, në një video-mesazh të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Facebook në rubrikën zëri i ekspertit.

 “Problemi është për të mbyllur mundësinë e përhapjes së infeksionit në popullatë. Dhe një nga këto mënyra për të mbyllur, ose për të pakësuar rrezikun e infeksionit, është pikërisht mbyllja e hyrjes së mikroorganizmit që quhet Sars-Cov 2 në rrugët tona të sipërme respiratore dhe mbajtja e një maske ose një mbulese të këtyre vijave për të pakësuar sasinë e dëpërtimit të virusit në organizmin tonë”, shpjegon Kalo.

Si përfundim, profesor Kalo thotë atë që theksojnë shesh të gjithë mjekët: është më e lehtë të parandalojmë sesa të kurojmë.

Për këtë arsye, shton ai, maska nuk duhet të mbulojë mjekrën, por dy vrimat hyrëse të ajrit siç është hunda dhe goja. s.b/abcnews.al/