Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Ukraina në kundërsulm, Rusia kërkon evakuimin e banorëve të rajonit të aneksuar

schedule17:47 - 13 Tetor, 2022

schedule 17:47 - 13 Tetor, 2022

Moska do të ndihmojë në evakuimin e banorëve të rajonit Kherson të okupuar të Ukrainës, tha zëvendëskryeministri rus Marat Khousnoulin.

Kjo vjen pasi kreu i rajonit i instaluar nga Rusia, Vladimir Saldo, i bëri thirrje Rusisë për ndihmë, shkruan BBC.

Khousnoulin i tha televizionit rus se qeveria vendosi të organizojë ndihmë për largimin e banorëve të rajonit në rajone të tjera të vendit.



Ukraina ka qenë në ofensivë në rajonin jugor të Khersonit ditët e fundit, pavarësisht se Moska e shpalli atë pjesë të Rusisë pas një referendumi të vetëshpallur, i cili është dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!