Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina: Kemi vrarë 19,000 ushtarë rusë që nga fillimi i luftës, shkatërruam mijëra mjete

schedule10:31 - 9 Prill, 2022

schedule 10:31 - 9 Prill, 2022

Mbi 19,000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, sipas një njoftimi të ushtrisë ukrainase në një postim në Twitter, sipas la repubblica.

Sipas përditësimit të fundit, 19,100 ushtarë rusë kanë vdekur,  dhe janë rrëzuar 151 avionë luftarakë,  136 helikopterë dhe 112 dronë.

Gjithashtu, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 705 tanke ruse, 1,895 automjete të blinduara, katër sisteme raketash balistike me rreze të shkurtër veprimi, 108 sisteme raketahedhëse, shtatë anije, 76 cisterna karburanti, 55 njësi të mbrojtjes kundërajrore dhe 25 njësi të pajisjeve speciale.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!