Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba, ka kritikuar politikën e Gjermanisë ndaj Rusisë në dekadat e fundit.
Në një intervistë për televizionin shtetëror ARD, Kuleba tha se Berlini është përgjegjës pasi kontribuoi që Rusia të jetë aty ku është sot. Si rrjedhojë, Kuleba thotë se shpreson që Berlini të marrë masa për të ndaluar pushtimin rus të Ukrainës.
Lexo edhe:E FUNDIT/ Rusia i kërkoi armë për luftën në Ukrainë, vjen reagimi i parë nga Kina
Duke quajtur Gjermaninë dhe Ukrainën “vende partnere”, kreu i diplomacisë ukrainase shprehu shpresën që Berlini të ndihmojë ushtrinë ukrainase për të siguruar armët e nevojshme.
Ndër të tjera Kuleb tha se procesi i anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian mund të marrë kohë, megjithatë ai theksoi se Ukraina i përket Evropës dhe se pranimi i saj në familjen e BE-së do ta bënte Evropën më të sigurt./abcnews.al/



