Ukraina: Forcat ruse kanë bombarduar 2 shkolla dhe 20 ndërtesa banimi në Luhansk

schedule09:25 - 30 Prill, 2022

schedule 09:25 - 30 Prill, 2022

Dy shkolla dhe 20 ndërtesa banimi janë dëmtuar nga bombardimet e ushtrisë ruse në 24 orët e fundit në rajonin e Luhanskut.

Lajmi është bërë i ditur kreu i administratës ushtarake rajonale Sergii Gaidai, sipas la repubblica.

“Rusët po sulmojnë Rubizhne dhe Popasna”, tha Gaidai në një mesazh të postuar në Twitter.

“Dy shtëpi në afërsi të Rubizhnës janë goditur dhe janë përfshirë nga flakët mbremjën e djeshme. Dy ndërtesa të tjera morën flakë në Novodruzhesk. Pesë apartamente u dëmtuan në Hirske dhe 10 të tjera në Orikhhove. Trupat ruse bombarduan gjithashtu 2 shkolla në Severodonetsk,” tha Gaidai.

/abcnews.al