Ukraina bën bilancin: Kemi vrarë rreth 30 mijë rusë që nga fillimi i luftës

schedule10:25 - 24 Maj, 2022

schedule 10:25 - 24 Maj, 2022

Ukraina ka publikuar shifrat e përditësuara të humbjeve ushtarake ruse që prej fillimit të Luftës Rusi-Ukrainë, 24 shkurt. Sipas zyrtarëve ukrainas, ushtria e tyre ka vrarë më shumë se 29.350 rusë.

Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruan la repubblica.

Sipas raportit të ushtrisë, Ukraina ka shkatërruar 1.302 tanke, 3.194 automjete të blinduara, 606 sisteme artilerie, 201 raketahedhës, 93 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.

Gjithashtu,  forcat ruse kanë humbur 205 avionë, 170 helikopterë dhe 480 dronë.

/abcnews.al