Ukraina akuzon ushtrinë ruse për arrestimin e dy punonjësve në Zaporizhia

schedule13:33 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 13:33 - 9 Dhjetor, 2022

Ukraina ka akuzuar Rusinë për arrestimin e dy punonjësve në termocentralin bërthamor Zaporizhia.

Ushtria ruse u fut në zonën ku ndodhet departamenti i programeve sociale të termocentralit bërthamor dhe, në prani të punonjësve të tjerë, rrahu shefin e departamentit Oleksii Trubenkov dhe zëvendësin e tij Yuriy Androsov “, tha menaxheri i centralit bërthamor.

“Pas dhunës, rusët i hoqën dhe i çuan në një vend të panjohur punonjësit”, pretendoi Energoatom.

Kjo nuk është hera e parë që Kievi akuzon Moskën për keqtrajtim të stafit ukrainas në stacionin Zaporizhia.Në fund të shtatorit, drejtori i përgjithshëm i saj u arrestua nga forcat ruse dhe u lirua disa ditë më vonë.

Për muaj të tërë, Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e zonës përreth centralit bërthamor.

/abcnews.al