I ka hyrë një lufte të cilën besohet se nuk e fiton dot.
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, lëshoi kritika për kupën e tanishme të botës që po zhvillohet në tre shtete, dhe që është zgjeruar në 48 ekipe.
Numri 1 I futbollit europian, në një intervistë për median “Delo” nga vendi it ij Sllovenia, deklaroi se rritja e Botërorit nga 32 në 48 ekip ka bërë që të ulet interesi.
“Në këtë Botëror ka shumë ndeshje që ngjallin pak kërshëri”, ishin disa nga fjalët e tij, ndonëse shtoi se është pozitiv fakti që kombëtare të vogla mund të ndjejnë emocionet dhe pulsin e Kupës së Botës.
Kjo intervistë e Çeferinit nuk ka mbetur pa përgjigje.
Plot 13 federata të vendeve joeuropiane që marrin pjesë ose jo në Kupën e Botën kanë reaguar duke e kritikuar qendrimin e tij.
Flitet për Federatat e Kepit të Gjelbër, Kurasaos, Uzbekistanit, Republikës Demokratike të Kongos, Haitit, Algjerisë, Tunizisë, Marokut, Egjiptit, Ganës, Senegalit, Bregut të Fildishtë dhe Afrikës së Jugut.
Në një komunikatë të përbashkët, ata shprehën keqardhjen dhe zhgënjimin e thellë ndaj presidentit të UEFA-s, duke hedhur poshtë me respekt, por me vendosmëri fjalët e tij.
Kupa e Botës është zgjeruar vazhdimisht në 24 ekipe në 1982, në 32 skuadra në 1998 dhe tani në 48.
Shumica e këtyre kombëtareve të reja, ndërsa Europa ka përfituar vetëm dy vende, nga 14 në 1982 në 16 në 2026.



