U shkarkua nga KPK më 26 nëntor 2018, KPA lë në fuqi vendimin për prokurorin Artur Selmani

schedule19:48 - 14 Tetor, 2019

schedule 19:48 - 14 Tetor, 2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, lë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin Artur Selmani. KPK ka shkarkuar prokurorin Artur Selmani më 26 nëntor 2018.  Prokurori Artur Selmani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme u shkarkua nga KPK më 26 nëntor 2018

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.6/2019, datë 07.02.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Artur Selmani kundër vendimit nr. 82, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyre unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 82, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artur Selmani.
  2. Ky vendim është përfundimtar me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.10.2019. /abcnews.al