U shfaq rasti i parë me koronavirus, Poliçani merr masën ekstreme për dy javët e ardhshme: Më parë vendosen traun

schedule16:20 - 6 Prill, 2020

schedule 16:20 - 6 Prill, 2020

Bashkia e Poliçanit ka vendosur që të bllokojë çdo aktivitet në territorin e saj për 2 javët e ardhshme pas shfaqjes së rastit të parë me koronavirus.

Njoftimi është bërë nga faqja e bashkisë, sipas të cilit gjatë dy javëve të ardhshme çdo gjë do të jetë e mbyllur, përfshi edhe dyqanet apo furrat dhe s e se qytetarët duhet të bëjnë blerje për dy javë.

Më parë, kjo bashki kishte vendosur një tra në hyrje të qytetit për të mos lejuar futjen e personave të huaj aty, por duket se kjo masë nuk ka vlejtur dhe tashmë koronavirusi ka hyrë edhe aty.

Njoftimi i bashkisë së Poliçanit

🔴Vëmendje!

Qytetarë të Poliçanit,

🔴Duke marr shkas nga konfirmimi i rastit të parë me Covid-19 në qytetin tonë, ju lutemi 👏respektoni rregullat dhe qëndroni në shtëpi !

🔴Qyteti jonë është i vogël dhe rreziku për përhapje është shumë i madh, pasi personi i konfirmuar dhe familjar të tij kanë patur kontakte të vazhdueshme me persona të tjerë në qytet!

🔴Të gjitha shërbimet do të jenë të mbyllura!

🔴Shmangni daljet nga shtëpia dhe merrni masa për furnizimin me ushqime bazë për të paktën 15 ditë!

🔴Personat në nevojë, të moshuarit e vetmuar apo çdo kategori tjetër me nevoja specifike, të kontaktojnë në numrin e cel: 0698346110 për çdo nevojë të tyre, pasi stafi i Bashkisë Poliçan është në gatishmëri të plotë për ju!

🔴I gjithë qyteti do të jetë në karantinë absolute për të paktën 2 javë❗

🔴Nuk është momenti të panikohemi, por të jemi të vëmendshëm dhe të respektojmë rregullat e karantinimi për të minimizuar përhapjen dhe infektimin në masë!