Ka ndërruar jetë në spital 17-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri në kokë më 24 maj në Tiranë, pas disa ditësh trajtimi në gjendje kritike.
I riu ishte dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, pasi u plagos në banesën e 19-vjeçarit Rigels Sylaj, në zonën e Kthesës së Kamzës.
Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në momentin kur 19-vjeçari po u tregonte shokëve të tij një armë zjarri pa leje, e cila është shkrepur aksidentalisht duke plagosur në kokë 17-vjeçarin.
Fillimisht, të rinjtë kishin deklaruar se kishin dëgjuar të shtëna nga jashtë dhe e kishin gjetur të plagosur në oborr, por më pas kanë ndryshuar deklarimet, duke pranuar se incidenti ka ndodhur brenda banesës.


