U pezullua puna pas tërmetit të fortë, nesër rihapen nëntë gjykata në tre qarqe

schedule20:30 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 20:30 - 4 Dhjetor, 2019

Me anë të një vendimi, Këshilli i Lartë Gjyqësor bën me dije se puna do të rifillojë në Gjykatën e Tiranës, në atë të Apelit, në Gjykatën Administrative, atë të Shkallës së Parë dhe Apelit për Krime të Rënda.

Gjithashtu, puna do të fillojë edhe në Gjykatën e Durrësit, atë të Krujës, Kavajës dhe Kurbinit.

Puna në këto gjykata u pezullua pas tërmetit të fortë që goditi vendin tonë rreth një javë më parë, duke shkaktuar pasoja të mëdha në qarkun e Durrësit, Lezhës dhe Tiranës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!