Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

U përjashtua nga gara në PD/ Sondazhi në “Zëri i Shqiptarëve”: 69.2 përqind janë dakord me Meremen dhe padinë e saj

schedule22:27 - 11 Maj, 2026

schedule 22:27 - 11 Maj, 2026

Si me veten dhe Salianjin, zgjedhjet në PD duket se i ka fituar, por Sali Berisha e ka humbur garën më të madhe, me Mereme Selën.

Në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve në ABC News, nga 1372 persona të anketuar, 69 përqind e mbështesin mjeken e skualifikuar nga gara në padinë kundër doktorit në gjykatë.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht, në mënyrë krejt anonime, nga të anketuarit.



Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike.

Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.6%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!