Integrimi europian mbetet meritë e kryeministrit Edi Ramë dhe kjo e ngre PS gjatë kësaj jave në 48%. Vetëm 4 pikë më pak se zgjedhjet e 11 majit.
Edhe PD e Berishës ka rritje, në 23.7%. Kjo rritje me siguri vjen nga ripërtëritja madhështore e PD me ne krye Arkimed Lushajn allias Stresin.
Ndoshta vota si këngëtar nuk sjell, por klikime dhe fansa për ca javë edhe mundet, sipas sondazhit të “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News.
Metodologjia e sondazhit:
KAMPIONI: 1412 banorë të rritur të Shqipërisë
• Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit.
Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
• Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
• Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.6%/abcnews.al


