Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U ngacmonte seksualisht shoqet e mitura, 25 vite burg për babanë e katër fëmijëve në Greqi

schedule15:34 - 14 Prill, 2022

schedule 15:34 - 14 Prill, 2022

Është dënuar me 25 vite burgim babai 48-vjeçar në Greqi, i cili ka abuzuar seksualisht me shoqet e fëmijëve të tij.

Protothema.gr shkruan se autori abuzonte me të miturat kur ato binin në shtëpi për të luajtur me fëmijët e tij. Mësohet se u dënuari është baba i katër fëmijëve.

Ai ka mohuar akuzat në gjyq, duke pretenduar se është u pafajshëm.



“Unë nuk jam një person i tillë”, ka thënë ai në gjykatë.

Sipas aktakuzës veprat e mësipërme janë kryer në periudhën 2015-2019, në një periferi të Selanikut, ndërsa viktimat, sipas rastit, ishin të moshës 6 deri në 12 vjeç.

Hetimi penal i çështjes ka nisur në shtator 2020, pas një padie nga nëna e një nga të miturat.
N

jë vit më vonë, 48-vjeçar është lënë në masën e paraburgimit në burgun e Grevenës, ku do të kthehet për të vuajtur dënimin për 25 vite burg./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!