Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U ndanë vite më parë, Britney Spears habit me veprimin ndaj Justin Timberlake

schedule19:27 - 28 Janar, 2021

schedule 19:27 - 28 Janar, 2021

Britney Spears ka tërhequr vëmendjen e mediave me një postim që ka bërë së fundmi në Instagram. Këngëtarja 38-vjeçare ka postuar një video në të cilën shfaqet duke kërcyer nën ritmet e këngës “Holy Grail”Jay-Z dhe Justin Timberlake.

E veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra ajo vallëzon dhe e shijon këngën në maksimum në ambjentet e shtëpisë, madje i ka bërë tag ish-it pa kurrfarë hezitimi. Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e fansave për faktin se këngëtarja ka qenë në një lidhje me Timberlake vite më parë.

Spears dhe Timberlake ishin së bashku për tre vite përpara se të ndahehsin në 2002. Por kjo nuk është hera e parë që ajo publikon një video teksa kërcen nën ritmet e muzikës së Timberlake. Prillin e kaluar ajo publikoi një video tepër qesharake ku shkruante:

Siç mund ta shihni nuk jam keq në kërcimet folklorike…. thjesht jam shumë e mërzitur. P.S e di që kemi një nga ndarjet më të përfolura 20 vite më parë….. po ky njeri është gjeni. Këngë e shkëlqyer JT.” /abcnews.al

Britney Spears and Justin Timberlake | 10 Celebrity Couples Who Found Love  on the Disney Channel — Even If It Didn't Last | POPSUGAR Celebrity Photo 2

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!