Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest në burg”, për të arrestuarit Korab Cala, Anton Gjini, Onfred Dedja , Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala, Alfred Sefa.
Këta persona u arrestuan disa ditë më parë në kuadër të operacionit “Motoristi”.
Lexo edhe: EMRAT/Sekuestrohen 62 kg kanabis në Durrës, në pranga 7 persona
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 62 kg lëndë narkotike kanabis. Gjatë momentit të arrestimit, kanë qenë duke lëvizur me tre mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë dhe pas kontrollit nga shërbimet e policisë të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjet lënda narkotike, kanabis.
Gjithashtu së bashku me lëndën narkotike u sekuestruan 3 mjetet dhe 12 aparate celularë.
/abcnews.al/


