Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Debati për Ibrin ‘trazon’ Ballkanin/ Krisafi: BE nuk do të lejojë që Serbia të dalë jashtë kontrollit! Reagimi nga Prishtina më i dobët se Tirana

schedule17:20 - 11 Gusht, 2026

schedule 17:20 - 11 Gusht, 2026

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi ka analizuar debatin për Ibrin, një debat që ka përfshirë Ballkanin.

Krisafi u shpreh se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë që Serbia të dalë jashtë kontrollit të Brukselit, ndërsa deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç i konsideroi pjesë të një narrative të përsëritur prej vitesh.

“Brukseli e di përse i bën këto deklarata Vuçiç. Ai këtë e bërë prej të paktën disa vitesh. Ndodhi edhe Banjska dhe çdo gjë u harrua. Por Serbia i duhet në këtë moment BE sepse nuk mund të lejojë të bëhet një bjellorusi e vogël në Ballkan. Po ashtu Serbia është një prodhues shumë i madh armatimesh dhe këtë e tregon edhe fakti që Zelensky ishte në Serbi. Por në Bruksel e dinë që nuk do të ndryshojë linjën e lumit Ibër. Vuçiç i duhet një narrativë e tillë për interesat e tij në Serbi. Por strategjia e Serbisë është edhe që të destabilizojë Kosovën”, tha Krisafi.



I ndalur te qëndrimi i Tiranës zyrtare ai tha se: “Reagimi Shqipërisë vjen më shumë nga amullia institucionale në Kosovë. Reagimi në Kosovë ishte shumë më i dobët. Por qëndrimi i Serbisë është i çuditshëm ndaj Kosovës. Nuk mund të sillesh në politikën ndërkombëtare sikur nuk ka ndodhur asgjë nga 2008 deri më sot”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!