Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kanabis xhelatine nga Kanadaja/ Tiranë, arrestohet i riu, droga iu gjet në shtëpi

schedule16:21 - 20 Dhjetor, 2025

schedule 16:21 - 20 Dhjetor, 2025

Domeniko Cibaku 23 vjeç ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi iu gjet lende narkotike kanabis te trafikuar nga Kanadaja.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, blutë gjetën 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine.

Domeniko Cibaku banues në Dibër u kap në rrugën “5 Maji” dhe nga hetimet dyshohet se kanabisi me vlerë 10 000 euro është trafikuar nga Kanadaja drejt Shqipërisë dhe do shitej në lokalet , në ‘5 Maj’.



I riu rezulton pa precedent penal por i skeduar në përdorimin e lëndëve narkotike.

Sipas grupit herimpr Domeniko Cibaku  ndihmohej nga një tjetër person për shitjen e lëndës narkotike. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga Policia.

Grupi hetimor vijon punen per kapjen e ndihmesit te 23-vjeçarit si dhe po punon per te zbuluar se ne cilat lokale do te shitej kanabisi ne trajte xhelatine. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!