U kap mat me Donaldin, Atdheu thumbon Borën: Dikur më tha njeri i vogël, para dashurisë të gjithë jemi të vegjël

schedule19:32 - 17 Maj, 2022

schedule 19:32 - 17 Maj, 2022

Ish-konkurrenti i Përputhen, Atdhe Xharavina ka thumbuar Bora Zemanin pas lajmeve se është ribashkuar me Donald Veshaj. Atdheu, i cili është përfolur shumë për raportin me moderatoren, ka publikuar disa foto, ku edhe pse nuk përmend emra, është interpretuar si një ironi ndaj ribashkimit të tyre.

Në fillim, ai ka publikuar një emoji të Tokës, detaj që është interpretuar si një mesazh se “bota është e rrumbullakët”. Më pas, krahas disa fotove të tij, ai ka shkruar: “Dikur nga fundi më tha njeri i vogël. Por para dashurisë jemi të vegjël të gjithë”, fjalë të cilat i ka shoqëruar me një emoji.

/abcnews.al