“U habita kur më kërkoi fanellën”, portieri i Elche rrëfen sikletin me Messin

schedule20:10 - 25 Shkurt, 2021

schedule 20:10 - 25 Shkurt, 2021

Mbrëmjen e djeshme Barcelona fitoi pastër ndaj Elche me shifrat 0-3. I jashtëzakonshëm Leo Messi, që mundi të shënojë dy gola dhe të jetë i rëndësishëm gjatë gjithë ndeshjes për të tijtë.

Në fund të betejës portieri i Elche, i cili pësoi dy gola nga Messi, i kërkoi fanellën argjentinasit dhe ia dha direkt. E veçanta qëndroi se Edgar Badia mori fanellën e kapitenit katalanas, por nuk ia dha të tijën.

Messi reagoi direkt dhe ia kërkoi fanellën e Badias, teksa në kamera u duk qartë habia e gardianit sesi Leo donte të kishte fanellën e tij. Pas gjithë reagimeve të videos së këtyre momenteve, Badia e ka pranuar se u habit kur Messi i kërkoi fanellën përmes një postimi në Twitter. /abcnews.al