Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Gocaj në Lezhë, ku dy persona kanë humbur jetën, të identifikuar si Anton Keçi dhe Bora Keçi, babë e bijë.
Të dy viktimat punonin në kampin e emigrantëve në Gjadër dhe ishin duke u kthyer në shtëpi pas përfundimit të punës kur makina e tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të pasditës, por automjeti i aksidentuar nuk është konstatuar menjëherë. Pas disa orësh, një patrullë policie ka identifikuar mjetin e përmbysur në kanal dhe ka njoftuar për ngjarjen tragjike.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


