U dogj teksa punonte për bukën e gojës, emigranti shqiptar ndërron jetë në spitalin e Selanikut

schedule15:39 - 7 Tetor, 2022

schedule 15:39 - 7 Tetor, 2022

Një 58-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë këtë mesditë në spitalin Papanikolaou në Selanik.

Mësohet se emigranti shqiptar ishte shtruar në spital prej nëntë ditësh, pasi kishte pësuar një incident në punë.

Mediet greke raportojnë se shqiptari kishte pësuar djegie të rënda në të gjithë trupin, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në në vendin e punës. Incidenti në punë ndodhi më 29 shtator.

Viktima  punonte në një vendgrumbullim makinash të vjetra, ose  siç njihet ndryshe varrezë makinash./abcnews.al/