U desh fitorja tek “Kënga Magjike”, që të zbulohej lidhja familjare e Albanit me këngëtaren e njohur

schedule16:44 - 30 Maj, 2021

schedule 16:44 - 30 Maj, 2021

Alban Ramosaj triumfoi mbrëmjen e djeshme duke u shpallur fitues i edicionit të 22-të të “Kënga Magjike”. Kënga “Thikat e mia” rrëmbeu pikët maksimale duke lënë në vend të dytë Flori Mumajesin dhe Klajdi Harunin me “E para” ndjekur më pas në vendin e tretë nga këngëtarja gjeorgjiane, Nutsa.

Deklaratat nga miqtë dhe kolegët kanë qenë të shumtë, të cilët kanë reaguar për fitoren e merituar të shqiptarit nga Kosova, mes të cilëve dhe Nora Istrefi. Këngëtarja ka uruar Albanin përmes një postimi në Insta story, ku dhe ka zbuluar se ka lidhje familjare me të.

“E lumtur për kushon.”, ka shkruar Nora krahas fotos së Albanit në skenë. Pasi u shpall fitues, Albani u përlot teksa tha se triumfin ia dedikon nënës së tij pasi siç tha ai, ishte arsyeja përse mori pjesë në këtë kompeticion. “Kënga Magjike” si asnjëherë tjetër nuk u mbajt në Pallatin e Kongreseve për shkak të pandemisë. /abcnews.al