U dënua me 9 vite burg për posedim droge në Rusi, basketbollistja amerikane apelon vendimin

schedule08:41 - 16 Gusht, 2022

schedule 08:41 - 16 Gusht, 2022

Basketbollistja amerikane, Brittney Griner ka apeluar vendimin e gjykatës ruse, e cila e dënoi me 9 vite burg për posedim droge, sipas The Guardian.

Sipas mediave ruse Grine kërkon që të falet apo që t’i ulet dënimi. Ndërkohë ka zëra se Uashingtoni dhe Moska janë duke diskutuar mundësinë e shkëmbimit të saj me të burgosur rusë në Shtetet e Bashkuara.

Policia ruse i kontrolloi valixhen në aeroportin e Moskës në muajin shkurt ku u gjet vaj kanabisi. Presidenti Joe Biden e ka caktuar një negociator për të diskutuar rreth çështjes së Grinerit dhe ka thënë se administrata amerikane është duke “punuar shumë” për lirimin e saj.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Uashingtoni do të pranonte ofertën e Moskës që këmbimi i të burgosurve të diskutohet në nivel presidencial.

Griner pranoi se kishte vaj kanabisi në bagazhin e saj, por tha se i kishte paketuar pa dashje nga nxitimi dhe se nuk kishte asnjë qëllim kriminal.

/abcnews.al