Personi që shihni në foto është 41-vjeçari shqiptar Gentian Çipi, i cili u arratis mbrëmjen e së premtes nga spitali i Serres, ku ndodhej i burgosur.
Çipi, i dënuar dhe nën masa sigurie në Greqi për çështje që lidhen me narkotikë dhe një tentativë vrasjeje, rezulton gjithashtu i dënuar në Shqipëri me 2 vite burg për “shkatërrim prone me zjarr”, dënim të cilin nuk e ka shlyer.
Në lidhje me ngjarjet ku ai është përfshirë, përmenden edhe emrat Romeo Basholli, Enea Basholli dhe Kleo Topa.

